Kanadaja kërkon rreth 305 mijë emigrant edhe në vitin 2018

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni CA, Kanadë
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #2880
Data e publikimit 22 Jan 2018 - 20:43
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Sikurse në vitet e mëparshme qeveria kanadeze edhe në vitin 2018 do të mirëpresë 305 mijë banorë të rinj, nga vende të ndryshme të botës që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Kjo është shifër e njejtë me vitin 2017 e cila nuk ka pësuar rënie e as ngritje. Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracionit për vitin 2018. Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë (IRCC, i njohur më parë si CIC), John McCallum, tha se departamenti i tij ka për qëllim të përshpejtojë kohën e procesimit për emigracionin familjar, emigrantët ekonomikë dhe pretenduesve për refugjatë duke zbatuar mësimet e nxjerra nga sjellja e 25.000 refugjatë sirianë në Kanada gjatë muajve të fundit.

McCallum tha se plani është i bazuar në traditën e Kanadasë si një vend mikpritës dhe bujar.

“Ne do të jemi në gjendje për të mirëpritur më shumë njerëz në Kanada”, ka thënë ai në një konferencë shtypi në Brampton, Ontario.

“Plani paraqet një ndryshim të rëndësishëm në politikën e imigracionit drejt bashkimit të shumë familjeve, duke ndërtuar ekonominë tonë dhe duke mbështetur traditat humanitare të Kanadasë për rivendosjen e refugjatëve dhe ofrimit të mbrojtjes për ata që kanë nevojë”.

Plani bën thirrje për lejimin e futjes në Kanada të rreth 280.000 deri në 305,000 banorëve të përhershëm në vitin 2018, ashtu sikurse ishte në vitin 2017”, – tha z. McCallum.

Duke e quajtur si vendi që vë në shënjestër numrin më të madh të emigrantëve të rinj në kohët moderne, McCallum tha se qëllimi i qeverisë është që të “sjellë emigrantët të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një Kanada më të mirë”.

Më shumë mbi planin e emigracionit gjeni tek faqja zyrtare e qeverisë kanadeze

http://www.cic.gc.ca/

Kjo ofertë ka 62 aplikues dhe është shikuar 4,236 herë