Furrat gjermane të interesuara të punësojnë persona të gjinisë femërore që kanë aftësi në gatuarje

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 10 Sep 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3557
Data e publikimit 22 Jul 2018 - 14:44
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Komplimenti më i mirë që mund t’ia japësh një gatuesi është kur i themi se ushqimi i gatuar është po aq i shijshëm sa edhe receta e vjetër e gjyshes. Po cka nëse këto produkte janë gatuar vërtetë nga receta e një gjysheje. Kjo është dhe mundësia që japin furrat gjermane tek personat që kanë njohuri në gatim dhe zbatojnë recetat e gjyshërve.

Personat që konsiderohen si kandidatë ideal nuk kërkohet të kenë përvojë të gjatë të punës dhe gatimit në furrë. Mirëpo ajo që këto kompani kërkojnë është të ofroni receta interesante në fushën e gatimit, receta të cilat i keni trashëguar nga ndonjë anëtar i familjes (gjyshja, nëna etj).

Këto kompani punësojnë vazhdimisht dhe zakonisht nuk kanë të hapur ndonjë shpallje për aplikim, mirëpo i rishikojnë vazhdimisht CV e kandidatëve. Sigurisht ju duhet të keni moshën e duhur për t’a ushtruar këtë punë, të keni të përfunduar së paku shkollën e mesme dhe të keni përvojë paraprake. Mbi të gjitha disa kompani lejojnë që ju vetë të zgjedhni orarin e punës kur do punoni, mirëpo krejt kjo varet nga kompania dhe kushtet e punës.

Kur flasim për kushtet e punës dhe profilin e kandidatëve për këtë vend pune mund të themi se ato ndryshonnë prej punëdhënësit në punëdhënës. Përgjithësisht secila kompani ka të drejtë të shtrojë kërkesat e veta për kandidatët që do punësojeë. Është e rëndësishme në këtë kontekst që të njohim kushtet e përgjithshme në mënyrë që t’i sinkronizojmë ato me aftësitë dhe përvojën tonë.

 

Zakonisht kërkesat e përgjithshme në këtë fushë përfshijnë:

  1. Të keni përvojë dhe të keni njohuri në receta që i keni trashëguar qoftë nga familja apo mjështrit
  2. Të jeni i përgjegjshëm për gatim dhe të jeni në gjendje t’i përballoni kërkesat
  3. Të jeni në gjendje të mbështetni ekipin tonë me aktivitetet e gatimit
  4. Të ofroni shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve
  5. Të keni qëndrim fleksibil dhe të jeni në gjendje të përshtateni në situata të ndryshme
  6. Të jeni i përkushtuar në etikë
  7. Përvoja përfshin kryesisht gatimin e bukëve, pastave, tortave etj.

 

Pra sic dhe e shihni këto janë kushte të përgjithshme. Secila kompani ka karakteristikat e veta, produktet e diferencuara dhe nga kjo rrjedh edhe ekzistimi i kushteve të ndryshme të punës. Tek ne cdo ofertë punë që rrjedh në portalin tonë do iu informojë më të gjitha kushtet e punës, përgjegjësitë dhe benificionet që ofrojnë punëdhënësit.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 3,339 herë

#Marketing