EU BLUE CARD

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Lagjia Kalabria, te stacioni i Autousave afer Bankes Ekonomike, Evropë
Data e skadimit 31 Dec 2017 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #796
Data e publikimit 25 Oct 2017 - 12:34
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Një shans i mirë për ta ndryshuar jetën tuaj: Si mund të pajiseni me EU Blue Card në Gjermani?

 

Për akademikët dhe punëtorët e kualifikuar, EU Blue Card ofron qasje më të shpejt dhe më të lehtë në tregun e punës dhe mënyrën e jetesës në Gjermani. Diploma e kualifikuar dhe paga minimale e caktuar, janë dy dokumentet më të kërkuara për aplikim. Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, EU Blue Card lëshohet edhe në Gjermani dhe ofron shumë përfitime për mbajtësit potencial, përveç jetesës dhe punësimit.

 

Përparësitë më të rëndësishme nga EU Blue Card, janë:

 

* Kushtet e barabarta të punës dhe pagës, sikurse qytetarët vendas

  • Lëvizje të lirë përbrenda BE-së
  • Të drejta sociale, si: ekonomike, kulturore, njerëzore, shëndetësore, dhe të edukimit
  • E drejta për bashkim familjar
  • Perspektivë për lejeqëndrim të përhershëm

 

Kushtet e punës dhe pajisjet e ofruara, për ju si punëtorë të kualifikuar, janë shumë motivuese për të praktikuar profesionin tuaj. Gjithashtu, e drejta për bashkim familjar është aspekt pozitiv, pasi që ju ndihmon të përshtateni më lehtësisht dhe të përqendroheni drejt integrimit në ambientin e ri.

 

Si mund të bëhet aplikimi për EU Blue Card

 

Në momentin që vendosni të aplikoni, ju mund ta bëni këtë në dy mënyra: drejtpërdrejtë në Ambasadën gjermane derisa ende jeni në vendin tuaj, apo të aplikoni fillimisht për vizë turistike ose punë-kërkuese. Sidoqoftë, në të dyja mënyrat do të keni qasje në procedurën e aplikimit për EU Blue Card.

 

Rreth vizës turistike…

 

Ju duhet të aplikoni për vizë turistike apo punë-kërkuese në Ambasadën gjermane në vendin tuaj dhe duhet të keni ide të qartë rreth dokumenteve që kërkohen, në mënyrë që të kompletoni aplikacionin tuaj. Pasi të keni mbërritur në Gjermani, duhet të gjeni një banesë të përshtatshme për qëndrim, në mënyrë që të siguroni kontratë banimi/qiramarrje. Ky është element shumë i rëndësishëm, pasi që është obligative të keni adresë të vlefshme banimi në Gjermani para se të aplikoni për EU Blue Card.

 

Sigurimi shëndetësor…

 

Sapo të keni marr kontratën e banimit/qiramarrjes, gjëja tjetër që duhet të bëni është të siguroni shëndetin tuaj. Për qëndrime të shkurtra – siç është qëndrimi me vizë turistike – ju nuk mund të merrni sigurim shëndetësor shtetëror. Për t’u bërë pjesë e sigurimit shëndetësor ,shtetëror duhet të jeni paraprakisht të punësuar në Gjermani. Për këtë arsye, duhet të regjistroheni në sigurim shëndetësor privat, para se të aplikoni për EU Blue Card. Pasi t’i keni përmbushur këto dy kërkesa, jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin e radhës.

 

Caktimi i terminit…

 

Pas marrjes së kontratës së banimit dhe dëshmisë së sigurimit shëndetësor, hapi i radhës është caktimi i terminit. Për të realizuar këtë hap, duhet të kontaktoni Zyrën për Regjistrimin e Shtetasve të Huaj në qytetin tuaj të përzgjedhur – online ose në telefon. Format e aplikimit online mund të gjenden edhe në gjuhën angleze. Nëse paraqiteni në Zyrën për Regjistrimin e Shtetasve të Huaj pa termin, përgatituni të prisni në radhë – më tepër se zakonisht – ngase edhe po të caktoni termin mund t’ju duhet të prisni para se të pranoheni për intervistë. Nëse nuk e flisni gjuhën gjermane, mund të merrni me vete një mik që flet këtë gjuhë. Kjo do të tregojë interesimin dhe entuziazmin tuaj për t’u adaptuar me gjuhën dhe kulturën Gjermane.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme?

 

Pas caktimit të terminit, është koha që të filloni përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim.

Dokumentet të cilat duhet t’i merrni me vete, për të aplikuar për EU Blue Card, janë:

 

* Dëshminë e të qënurit qytetar i ndonjërit prej vendeve jo-anëtare në BE

* Për profesionet e rregulluara – diplomë të njohur

*Për profesionet jo të rregulluara – certifikatën e duhur

* Kontratë pune në Gjermani me afat së paku njëvjeçar

* Dëshmi që paga e ofruar tejkalon mesataren e pagës në Gjermani – 1.5 herë më e madhe se mesatarja (rreth 48.400€), ndërkaq për profesionet që janë në mungesë, paga duhet të jetë se paku 1.2 herë më e madhe se mesatarja përkatëse në Gjermani (rreth 37,752€)

* Deklaratë të shkruar nga punëdhënësi

* Pasaportë të vlefshme apo dokument të vlefshëm udhëtimi

* Dëshmi që nuk kërcënoni rregullat publike, të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve

* Dëshmi të pagesës për aplikim – që mund të jetë rreth 140€

* Dëshmi të sigurimit shëndetësor

 

*Vërejtje: Para se të aplikoni, lejojini vetes kohë për të mbledhur dhe kompletuar dokumentet e nevojshme – si përkthimi dhe njohja e diplomës apo dokumente të tjera nëse është e nevojshme, pasi ëto mund t’ju marrin kohë, afër 4 muaj.

 

Të njëjtat dokumente, të cekura më lartë, ju nevojiten kur aplikoni për EU Blue Card edhe nga vendbanimi juaj.

 

*Vërejtje: Mund t’ju kërkohen dokumente shtesë për të cilat do t’ju lejohet kohë e caktuar deri në dorëzim.

 

Ndërkohë, gjatë pritjes për përgjigje…

 

Pasi të dorëzoni aplikacionin, ju duhet të prisni para se të merrni përgjigje për statusin tuaj. Zakonisht, koha e pritjes është 90 ditë/tre muaj. Koha e pritjes mund të jetë e vështirë, mirëpo ju mund ta ktheni në përparësi duke kuptuar më shumë rreth EU Blue Card në Gjermani: sistemin e punësimit në Gjermani, taksat në pagë, kontributet sociale, sigurimet shëndetësore private dhe shtetërore, mundësi tjera për ju dhe familjen tuaj, të hulumtoni rrethin tuaj të interesit, të mësoni për çështjet e integrimit në Gjermani apo të gjeni kurse të gjuhës. Ose, mund të vazhdoni edhe më tutje të përforconi aftësitë tuaja.

 

Marrja e përgjigjes…

 

Përderisa ju respektoni rregullat dhe plotësoni kërkesat e aplikimit, përgjigjja nga aplikimi për EU Blue Card do të jetë e kënaqshme. Zakonisht, përgjigjen do ta merrni me postë në adresën tuaj të banimit në Gjermani, ose në adresën përkatëse në vendin tuaj.

 

Duke besuar që keni marrë përgjigje pozitive – ju dëshirojmë fat dhe sukses në ndjekjen e karrierës suaj në Gjermani!

 

Tani është koha më e mirë që ju dhe familja juaj të filloni integrimin në Gjermani.

 

Cilat janë përparësitë për qëndrim të përhershëm?

 

Si mbajtës i EU Blue Card, ju mund të përfitoni lejen për qëndrim të përhershëm pas:

 

* 33 muajve punësimi të kualifikuar në Gjermani

* Në qoftë se keni mësuar gjuhën Gjermane të nivelit B1  atëherë ju mund të aplikoni për qëndrim të përhershëm pas 21 muajve punësimi të kualifikuar

 

MOB:

KONTAKTO:

 

Shqiperi: + 355 697311433- Viber

Maqedoni: +389 776 46823 - Viber

 

Kosovë:

 +386 49 13 13 33 - Viber

        +386 49 144 888

        +386 49 705 888

        +386 49 714 888

 

https://www.facebook.com/punsohu/

 

Kjo ofertë ka 16 aplikues dhe është shikuar 2059 herë