Austria lejon të punojnë punëtorë nga Ballkani!

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni AU, Austri
Data e skadimit 11 Aug 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3577
Data e publikimit 22 Jun 2018 - 10:50
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Shërbimet austriake të punësimit (AMS) kanë njoftuar qysh në fillim të vitit se cilat profesione janë në mungesë në këtë vend.

Deklarata qëndronte se Austria kërkon më se 29,000 punonjës të rinj në sektorin e gastronomisë e vecanërisht hotelierisë. Deri më sot kjo i është mundësuar shteteve që kanë të drejtë hyrjeje pa viza si Serbia, Maqedonia e Shqipëria ndërkaq tani po shikohet mundësia edhe e përfshirjes së Kosovës dhe Bosnjës në këtë projekt.

Kjo përfshin shumë hapa dhe është proces i gjatë dhe i komplikuar. Ju fillimisht duhet të kërkoni një vend pune online në ndonjë uebfaqe e pastaj të aplikoni. Nëse kontaktoheni nga punëdhënësi që dëshiron t’iu rekrutojë atëherë keni shansë për të punuar një kohë në këtë vend. Suksesi varet nga plotësimi i të gjitha kushteve. Duhet të fokusoheni kryesisht në profesionet që janë deficit.

Profesionet me më shumë deficit janë ato të sektorit të hotelerisë, kamarier, kuzhinier, ndihmës kuzhinier dhe punonjës për paketimin e mallrave dhe produkteve. Paga e këtyre profesioneve sillet rreth 1400€ në muaj. Krahas vizës duhet të keni edhe leje pune. Kur flasim për lejen e punës bëhet fjalë për të ashtuquajturën Rot Ëeiß Rot Karte e cila iu mundëson të punoni deri në 12 muaj.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 8 aplikues dhe është shikuar 4,475 herë

#Marketing