2000 oferta punë në Europë!

Lokacioni Prishtinë, Lagja Kalabria, Hymja I, Kati I, nr.13, Kosovë
Data e skadimit 31 Dec 2017 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Administrat
ID e punës #44
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

PSE TË PUNONI JASHTË SHTETIT?

Të punoni jashtë shtetit mund të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për ju.


Ajo iu lejon juve të:

• Mësoni kultura të reja

• Mësoni një gjuhë të re

• Të jeni pjesë e tregut global të punës

• Zhvilloni aftësitë personale dhe profesionale

• Zbuloni se si të tjerët e përceptojnë Kosovën dhe shqipëtarët

• Përfaqësoni sa më mirë veten dhe vendin tuaj

• Shihni botën, njiheni me njerëz të rinj dhe të zbaviteni Nëse jetoni një kohë të gjatë brenda një shteti, përshtypjet tuaja lidhur me kulturat e tjera lidhen vetëm me qëndrimet tuaja afatshkurtëra gjatë pushimeve.


Të jetoni në një shtet tjetër për një kohë më të gjatë iu mundëson të njihni më mirë një shtet, gjuhën, dhe çdogjë në lidhje me kulturën e saj. Mirëpo për më shumë ju do mësoni se kush jeni në të vërtetë! Kush jeni ju jashtë familjes suaj dhe jashtë shtetit tuaj? Kush jeni ju në rrethin tuaj të ri? A jeni i gatshëm të identifikoni mundësitë e reja që po iu ofrohen? A jeni i guximshëm të zbuloni se si operon një shtet tjetër, çfarë zakonesh ka popullsia e saj, dhe ti përjetoni të gjitha këto në mendjen tuaj? Prej përfitimeve personale të cilat do ti fitoni gjatë qëndrimit tuaj në një shtet tjetër, ju do jeni poashtu pjesë e tregut të punës të atij vendi. Aftësitë tuaja gjuhësore, sensi juaj për të mësuar kultura të reja, poashtu edhe niveli juaj i pavarësisë janë prej aseteve kryesore me të cilat do të konkurroni në tregun e punës.

Lejoni që CV juaj të flasë për ju tek punëdhënësit se ju jeni një individ i guximshëm dhe jo vetëm që e keni sfiduar veten tuaj brenda shtetit tuaj, por aftësitë tuaja kanë arritur t’iu dërgojnë në një nivel tjetër duke konkurruar në tregun global të punës. Puna sezonale jo vetëm që do të zgjerojë horizontin tuaj personal, mirëpo do t’iu ndihmojë të diversifikoni profilin tuaj dhe të ngritni atraktivitetin tuaj drejt punëdhënësve të ardhshëm. 

 

KUSH MUND TË JETË PJESË E PROGRAMIT?

• Shtetasit e Kosovës brenda moshës 18-35 vjeçe

• Studentët, punonjësit e rinj, profesionistët e rinj, dhe të rriturit e tjerë të cilat do të përjetojnë jetën dhe udhëtimin jashtë shtetit dhe të rrisin nivelin e tyre të punësimit SI TË MERRNI PJESË? Ju duhet të jeni:

• Në mes të moshës 18-35 vjeçe ekskluzivisht në momentin e aplikimit

• Të jeni qytetar i Republikës së Kosovës dhe të jetoni në Kosovë

• Të posedoni pasaportë valide Kosovare

• Të keni fonde të mjaftueshme për të financuar vetveten gjatë 3-4 javëve të para të qëndrimit tuaj

• Gjithashtu duhet të planifikoni më së paku 3-4 muaj jashtë vendit tuaj gjatë sezonit të verës DOKUMENTET E KËRKUARA

 

Në mënyrë që aplikacioni juaj të jetë i plotë ju duhet të na ofroni dokumentet vijuese dhe t’i sillni ato drejtpërdrejtë në zyren tonë:

• Dëshminë se jeni student

• Çertifikatën e notave

• Preferohet ndonjë çertifikatë të njohjes së gjuhës angleze apo gjermane (jo-obligative)

• Kopja e pasaportës

• Kopja e letërnjoftimit

• Dy fotografi të formatit të pasaportës

• CV në gjuhën Angleze apo Gjermane

• Aplikacioni i plotësuar

• Dokumentet e tjera që mendoni se mund t’iu ndihmojnë në procesin e rekrutimit si diploma, çertifikata, kontrata pune

 

Ju inkurajojmë që të na kontaktoni cdo ditë pune,  

Kontakti:

- 049 720 999

- 049 714 999

- 049 745 999

- 049 706 600

Kjo ofertë ka 13 aplikues dhe është shikuar 1339 herë

#Marketing