Inxhinier / Teknik

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtina, Kosovë
Data e skadimit 19 Feb 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Inxhinieri
ID e punës #2962
Data e publikimit 7 Feb 2018 - 16:47
Mercurius Consulting
Adresa Rr. Bill Klinton B1 nr.28, Prishtina, Kosovë
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Inxhinier / Teknik, i cili do të projektoj, montoj, instaloj dhe konfiguroj sistemet elektronike që i ofron klienti.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Të bëj dizajnimin e projekteve për instalimin e centraleve telefonike apo sistem radio-lidhjeve.
  • Të bëj montimin dhe konfigurimin e centraleve telefonike, radio-sistemeve, sistemeve të zërimit dhe
    përkthimit simultan, sistemeve te video vëzhgimit, linqeve mikrovalore, sistemeve të sigurisë dhe
    mbrojtjes kundër vjedhjes, sistemeve të alarmit kundër zjarrit, instalime të rrjeteve telefonike dhe LAN.
  • Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet e thjeshta softuerike për konfigurimin e sistemeve që oferton
    kompania.
  • Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme dhe të përgatitë raporte rutinore për punët dhe
    shërbimet e përfunduara te klienti.
  • Me kohë duke u zhvilluar mund të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg për ta
    përkrahur stafin e shitjes me informacionet e nevojshme për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të
    reja.
  • Të kuptoj, analizoj dhe hulumtoj problemet e natyrës komplekse me klientë dhe të sjellë rekomandime
    dhe vendime për zgjidhjen e tyre.
  • Përgjegjës për edukimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e prodhuesve të caktuar.
Eksperiencat
  • Diplomë e nivelit bachelor në Inxhinieri, Informatikë apo ekuivalente.
  • Përvoja e punës në fusha relevante.
  • Certifikata për trajnime profesione si Cisco, Panasonic, Motorola, Ceragon, Brahler apo ekuivalent do të
    kenë përparësi.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri në përdorimin e sistemit operativ Microsoft Windows dhe paketës Microsoft Office.
  • Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur
    shpejtë në situata urgjente.

 

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Pagesë në bazë të performancës.
  • Kompensimi i shpenzimit të ushqimit në punë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.

 

APLIKIMI: 

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni
pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 19.02.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

APLIKO DIREKT: 

http://mercuriusconsulting.co/inxhinier-teknik-mc-001-18/