Udhëheqës I Shitjes B2b

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 1 Aug 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Shitje
ID e punës #3589
Data e publikimit 12 Jun 2018 - 16:13
Eppc Kosovo
Adresa Prishtinë
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Eppc Kosovo kërkon një Udhëheqës të Shitjes B2B për klientin e saj, një ndër kompanitë  më të suksesshme në transportin dhe shitjen e naftës dhe hidrokarbureve (si naftë, benzinë, bitum, etj) në vend dhe e cila operon në disa vende të rajonit në Ballkan.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

1. Hartimi dhe zbatimi i një plani strategjik të shitjes që zgjeron bazën e klientëve të kompanisë dhe siguron praninë e saj të fortë në treg;
2. Përgatitja e planeve të veprimit për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes ndaj kontakteve të reja;
3. Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët;
4. Ndjekja me kujdes dhe përpikmëri e klientëve si dhe negocimi me ta për realizimin e procesit të shitjes;
5. Koordinimi i porosive të klientëve në bazë të një vlerësimi logjik;
6. Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe motivimi i ekipit të shitjes.

Eksperiencat

• Diplomë Universitare; (e preferueshme në Menaxhment, Ekonomi, Biznes ose të ngjashme);
• Përvojë në shitje direkte së paku tre (3) vite (eksperienca në B2B Sales përben avantazh);
• Preferohet njohuria në industrinë e naftës dhe hidrokarbureve;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe shitjeje;
• Aftësi shumë të mira organizative dhe të ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët;
• Të jetë person energjik, i motivuar, fleksibil dhe i/e aftë të punojë me saktësi nën presion.

 

  Tjera

  • Pozicioni: Udhëheqës i Shitjes B2B;
  • Vendndodhja: Prishtinë;
  • Pagesa: Në nivel shumë të mirë;
  • Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
  • Aplikimet mbyllen: 01.08.2018.



    Si të aplikoni:
  • Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin ‘Udhëheqës i Shitjes B2B’ në adresën e e-mail-it: [email protected]
  • Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

#Marketing