IT Auditor

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 8 Jul 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria IT & Dizajn
ID e punës #3590
Data e publikimit 12 Jun 2018 - 16:15
Eppc Kosovo
Adresa Prishtinë
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Eppc Kosovo kërkon një IT Auditor për klientin e saj, një ndër institucionet financiare ndër më të mëdhatë në vend dhe me një periudhë të gjatë kohore të operimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

1. Vlerëson besueshmërinë e të dhënave të gjeneruara nga Sistemi Kompjuterik dhe analizon programet specifike dhe rezultatet e tyre;
2. Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informacionit të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brendshëm;
3. Të planifikojë auditimin e bazuar në rrezik dhe vlerësim fillestar të rrezikut;
4. Të identifikojë kontrollet kyçe të implementuara në aplikacione siç janë: rregullat, procedurat, praktikat dhe strukturat organizative të dizajnuara për të dhënë një siguri të arsyeshme për përmbushjen e qëllimeve;
5. Të kompletojë procedurat e auditimit, përfshirë testimin e kontrolleve të brendshme;
6. Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret e bankës;
7. Të asistojë në kompletimin e raporteve speciale në auditimin e fushave tjera;

Eksperiencat

• Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
• Eksperiencë pune së paku dy (2) vite;
• Eksperiencë e mëparshme në Auditim/Sistem bankar përbën avantazh;
• Aftësi kompjuterike dhe kurs profesional në lëmin e Sistemit dhe Teknologjisë së Informacionit, kontabilitetit apo auditimit si në SHKÇAK, ACCA, CPA apo ndonjë shoqatë tjetër;
• Aftësi analitike, raportimi dhe komunikimi shumë të mira;
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze.

 

  Tjera

  • Pozicioni: IT Auditor;
  • Vendndodhja: Prishtinë;
  • Orari: 40 orë;
  • Raporton tek: Menaxheri i Departamenti të Auditimit të Brendshëm;
  • Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
  • Aplikimet mbyllen: 08.07.2018.
  • Si të aplikoni:
  • Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin ‘IT Auditor’ në adresën e e-mail-it: [email protected]
  • Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.