Ekip i Zëvendësimit

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 26 Jun 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Banka & financa
ID e punës #3588
Data e publikimit 12 Jun 2018 - 16:05
BKT
Adresa Prishtinë
Emaili [email protected]
Uebfaqja http://bkt-ks.com/aplikoni-per-pune.aspx
Rrjetet
Përshkrimi

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita:   Ekip i Zëvendësimit
Lokacioni:  Prishtinë
Data e Hapjes:  12.06.2018
Data e Mbylljes:  26.06.2018
Shkollimi:  Diplomë Baçelor
Njohuritë e Gjuhës : Anglisht

Qëllimi ynë është të rekrutojmë punonjës për Ekipin e  Zëvendësimit të cilët do të specializohen në pozita të ndryshme në mënyrë që të mbulojnë pozita të ndryshme bankare si Arkëtarë, Operacione Bankare dhe Biznes Bankar.
Detyra kryesore është që të shërbejnë si pikë e drejtpërdrejtë e kontaktit për klientët. Janë përgjegjës të sigurojnë që të gjithë klientët, në çdo kohë, të marrin shërbime të standardit më të lartë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Të ofrojë shërbime profesionale dhe në kohën e duhur për klientët e bankës dhe klientët potencial.
• Të shërbejë si pikë e drejtpërdrejtë kontakti për klientë.
• Të kryej funksione të pagesave dhe të pranimit për klientët e depozitave dhe të kredive.
• Është përgjegjës të sigurojë që të gjithë klientët të marrin shërbim të lartë dhe t’i ndihmojë ata rreth pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.
• T’i promovoj dhe shes produktet dhe shërbimet bankare.
• T’i procedojë transaksionet kesh.
• Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie afatgjata me klientët.
• Të njihet plotësisht me rregullat përkatëse të Bankës, rregulloret dhe procedurat.
• Të kryejë detyra rutinë në zyrë siç kërkohet me procedurat e bankës.

Eksperiencat

• Të ketë Diplomë Baçelor në Ekonomi;
• Të ketë njohuri të punës në kompjuter;
• Të ketë aftësi të mira komunikimi;
• Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës;
• Të jetë në gjendje të punojë nën presion.
• Të ketë aftësi komunikimi në anglisht, në të folur dhe në të shkruar (gjuha turke është përparësi);
• Kjo pozitë mund të kërkojë udhëtime të rregullta nëpër Kosovë;
• Përvoja në Bankë është përparësi;

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:

http://bkt-ks.com/aplikoni-per-pune.aspx
Për çdo problem kontaktoni [email protected]

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfinfidencialitet të lartë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.