Shitëse

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Fushë Kosovë, Kosovë
Data e skadimit 5 May 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Shitje
ID e punës #3394
Data e publikimit 7 Apr 2018 - 07:30
Aztech Electronics
Adresa Kosovë
Emaili +377 (0) 45 549 586
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 20 (njëzetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Deçan, Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Për pikën e shitjes në Fushë Kosovë Aztech Shpk kërkon të rekrutojë me orar të plotë;

Shitës/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrim i shërbimeve,

• Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet,

• Ndihmon konsumatorët për të bërë zgjidhej duke ndërtuar raporte të besueshëm-duke ofruar sugjerime dhe opinione,

• Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë,

• Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve,

• Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara,

• Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve,

• Monitoron dhe mirëmban dyqanin,

• Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Eksperiencat

• Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,

• Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune në shitje,

• Të jetë metodik dhe i/e organizuar,

• Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,

• Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,

• Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),

• Preferohet të jene me vendbanim afër pikave të shitjes,

• Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë:

• Orar fleksibil të punës,

• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,

• Mundësi reale të zhvillimit profesional,

• Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe

• Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore:  http://aztech-ks.com/burimetnjerezore/

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

#Marketing