Asistente në Menaxhim të Rrjeteve Sociale

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 29 Jul 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Marketing
ID e punës #3616
Data e publikimit 1 Jul 2018 - 02:23
As Sport
Adresa Prishtinë, Kosovë
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Asistent/e në menaxhim të rrjeteve sociale - Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Menaxhon të gjithë procesin e kampanjave të kompanisë duke përfshirë promovimet.
• Bashkëpunon ngushtë me agjensinë krijuese për t'u dhënë atyre udhëzime dhe për të siguruar cilësinë e zgjidhjeve kreative të propozuara.
• Rregullisht propozon zgjidhje për të siguruar shikueshmëri më të mirë, arritje dhe ndërveprim dhe angazhim me klientët.
• Menaxhon rrjetet sociale te kompanise
• Planifikon, organizon dhe menaxhon eventet e kompanisë
• Pregadit broshura, fletushka, reklama, radio reklama etj.
• Siguron disponueshmërinë adekuate të materialeve promovuese.
• Kryen ndonjë ose të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Eksperiencat

• Edukimi profesional i kërkuar
• Diplomë Bachelor në dizajn
• Përvojë pune e kërkuar
• Përvojë pune min 1-2 vjet.
• Aftësitë e kërkuara:
• Aftësi për të përdorur programet Photoshop dhe Illustrator (e domosdoshme)
• Shkathtësi komunikuese dhe shumë të zhvilluara të komunikimit dhe shkrimit.
• Karakteristikat specifike fizike dhe mendore të kërkuara:
• Mendje krijuese, aftësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
• Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin në dispozicion dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
• Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontakte të ndryshme të biznesit në një mënyrë profesionale dhe të sjellshme. Aftësia për të punuar nën presion. Aftësia për të punuar në ekip.
• Të flas rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe angleze.

PAGA / KONKURRUESE

VËREJTJE: Ky përshkrim i punës nuk do të thotë të jetë gjithëpërfshirës. Punonjësi mund të kryejë edhe detyra të tjera në bazë të negociimit për të përmbushur nevojat e vazhdueshme të kompanisë.

A jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Jeni pëgjigjur si duhet në pyetjet tona lidhur me këtë pozicion? Atëherë në shpresojmë që të ju takojmë dhe të ju ofrojmë një sfidë inovative.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e tyre të aplikimit( një letër përmbledhëse dhe një CV me foto të bashkangjitur) në
[email protected] 
deri më 29 Korrik.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shënoni pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në Subject.

Ju lutemi që të jeni të informuar se vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

#Marketing