Fshati Albinen është një fshat turistik në zonën e thellë të Alpeve Zvicërane. Albinën bën pjesë në rrethin e Valais. Bashkia e Valais qe një kohë ka shpallur një ofertë për zhvendosjen e popullsisë jo-zvicërane që jetojnë në Zvicër në një kohë prej 10 vitesh. Kushtet që kanë qenë të proklamuara kanë qenë tejet të ashpra dhe strategjia ka qenë e pasuksesshme. Për të qenë të informuar në lidhje me atë që Bashkia e Valais ka proklamuar në lidhje me këtë mundësi zhvendosjeje kërkojmë që t’i njihni kushtet e mëparshme në rast se klientët kërkojnë të dhëna në lidhje me këtë.

Bashkia e Valais proklamoi se fshati Albinen ballafaqohet me rrezikun e shuarjen së popullsisë. Ajo në Nënëtor 2017 kishte 405 banorë. Këta banorë ishin moshë e shtyer. Duke parë këtë rrezik bashkia e Valais shpalli një ofertë për zhvendosjen e popullsisë në këtë fshat. Personat që nominohen për zhvendosje përfitojnë shpërblim nga ana e Bashkisë. Mirëpo sigurisht se nevojiteshin të plotësohen disa kushte:

  1. Që të jeni i përzgjedhur duhet të keni jetuar në Zvicër 10 vitëshin e fundit
  2. Të jeni deri në moshen 45 vjece
  3. Të keni investuar së paku 200.000 franga në Zvicër gjatë 10 viteve të fundit (kjo kërkon dokumentim fondesh investimi).

Mirëpo kjo ka hasur në pengesa! Pothuaj asnjë individ që jeton në Zvicër me vizë nuk është në gjendje të plotësojë këto kushte, madje nuk kanë interes në braktisjen e vendit actual të punës, vendqëndrimit edhe nëse i plotësojnë kushtet.

Duke parë një situatë të tillë Bashkia e Valais lejon ndryshimin e ofertës për zhvendosje në Albinen duke lejuar aplikimin edhe për personat e vendeve të treta që bëjnë pjesë jashtë BE përmes agjensioneve të ndryshme që operojnë në këto vende.

Individët që përzgjedhen duhet të deklarohen se do jetojnë së paku 10 vite në Albinen dhe gjatë këtyre viteve do investojnë së paku 200.000 franga zvicërane në fshat qoftë në biznes, qoftë në bashkëinkuadrim në aktivitete, ndihma, evente sociale. Bashkia konsideron se këto kushte janë më të arritshme sesa ato të paraqitura kohë më parë dhe kjo iu jep mundësinë shtetasve të vendeve të treta të përfitojnë një mundësi.

Ky proces përbëhet prej një sërë hapash të cilat kanë një burokraci të ashpër.

Indivdët që nuk bëjën pjesë në grupin e të përzgjedhurve për aplikim nuk do kontaktohen fare, ndërsa ata persona që përzgjidhen për aplikim do kërkohen të dhëna të detajuara.

Procesi i aplikimit do zhvillohet si në vijim:

  1. Klientët do plotësojnë një formular të thjeshtëe dhe një deklaratë se zotohen në përmbushjen e të gjitha kushteve të Bashkisë Valais nëse përzgjedhen për aplikim
  2. Hapi i dytë fillon zbatimin kur kompania jonë informohet me listën e kandidatëve të përzgjedhur, në këtë fazë klientët që përzgjedhen do duhet të plotësojnë një formular të detajuar më të dhëna persona, profesionale dhe financiare
  3. Hapi i tretë është hapi përfundimtar. Në këtë fazë kontaktohen klientët që e kanë fituar të drejtën e zhvendosjes.

Klientët të cilët e kanë fituar këtë të drejtë do kontaktohen nga Bashkia Valais e jo nga kompania. Përgjegjësia e kompanisë shtrihet deri në fazën e dytë.

#Marketing