Më 1 shkurt 2018 do të këtë ndryshime në zyrën e vizave:

Dërgimi i pasaportave nëpërmjet shërbimit DHL

Juve do t'ju jepet mundësia për të marrë pasaportën tuaj bashkë me vendimin e kërkesës tuaj për vizë nëpërmjet shërbimit postar DHL. Kjo ju kursen kohën e gjatë të pritjes gjatë dhenjës së pasaportave dhe ju kursen ardhjen për herë të dytë në sektorin e vizave. Me plasimin e këtij shërbimi të ri, ne jemi duke e hequr procedurën e përditshme të dhënjes së pasaportave, për të fituar më shumë kohë për të pranuar kërkesat tuaja për vizë. Pasaportat tani do të jepen një herë në javë, çdo të enjte në orën 14:00, për herë të parë më 08.02.2018. Përfitoni nga mundësia më e rehatshme, për të marrë pasaportën tuaj nëpërmjet shërbimit postar DHL!

Informata më të hollësishme mund të gjenden këtu.

Koha e re e konsultimeve telefonike

Nga data 01.02.2018 koha e konsultimeve telefonike do të jetë në mëngjes ndërmjet orës 9 dhe 12. Ju lutemi të keni parasysh se ne nuk mund t'i përgjigjemi pyetjeve rreth statusit të kërkesave në telefon. Ju lutemi që para se të na telefononi, të shfrytëzoni informacionet në faqen tonë të internetit.

Ndërprerja e linjës kosovare të fax-it

Numri ynë i deritanishëm i faksit në Kosovë nuk do të jetë në shërbim nga data 01.02.2018. Ju lutemi përdorni formularin kontaktues për të komunikuar me ne. Shkresat e rëndësishme ose të afatizuara ju mund ti  dërgoni në numrin tonë të faksit në Berlin, + 49-30-1817-67195. Me pranimin  e konfirmimit të transmetimit mund të nënkuptoni që ne e kemi pranuar faksin tuaj. Konfirmime individuale të pranimit nuk mund të dërgohen.

Nga data 01.09.2017 aplikohen tarifa të reja për vizat nacionale

Nga data 01.09.2017 tarifa për një vizë nacionale do të jetë 75 €, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 €.

#Marketing