Pyetjet e bëra më shpesh
FAQs

Punsohu.eu ofron shërbime për kompanitë / punëdhënësit që ofrojnë oferta për punë, në këtë mënyrë, punëkërkuesit gjejnë lehtësisht dhe shpejt ofertat e punës nga kompanitë e ndryshme. Gjithashtu u mundëson punëkërkuesve të aplikojnë drejtpërsëdrejti në pozitat që ata janë të interesuara dhe kështu punëdhënësit komunikojnë me aplikantët.
Ju mund të merrni të gjitha shërbimet vetëm duke krijuar një llogari falas, pra, klikoni në butonin regjistrohu nga menyja kryesore për të filluar tani!.
Të gjitha rregullat dhe kushtet në lidhje me përdorimin e punsohu.eu janë të listuara në faqen rregullat & kushtet

Llogaria

Për të hapur një llogari, ne kërkojmë të dhënat tuaja bazë si: emrin, emailin dhe numrin tuaj të telefonit.
Të dhënat e tua nuk mund të shihen nga asnjë përdorues, këto të dhëna nevojiten vetëm për të mbajtur llogarinë tuaj të sigurt. Më shumë rreth privatësisë mund të lexoni në faqen e privatësisë

Punëkërkues

Shfrytëzoni makinën kërkuese për të gjetur vendet e lira të punës që ju interesojnë juve. Shkruani pozitën që po kërkoni, përzgjedhni lokacionet dhe kategorinë dhe kliko butonin "kërko" për të listuar punët aktive në dizpozicion.
Duke përdorur aplikacionin web punsohu.eu, ju mund të kërkoni për oferta pune në të gjitha vendet e Evropës, por pa u kufizuar në to
Juve ju rekomandohet që të plotësoni/përditësoni rezymen/CV-në tuaj sepse ueb aplikacioni do të ju njoftoj qoftë nga aplikacioni ose përmes emailit për mundësit e punësimit që janë të ndërlidhura me të dhënat e rezymes tuaj dhe interesat të cilat ju caktoni aty.
Pasi të përditësoni rezymen tuaj, ju mund të aplikoni direkt në ofertat e postuara përmes butonit "apliko tani" që gjendet posht detajeve të oferave. Kjo nënkupton që punëdhënësi i ofertës mund të shoh të dhënat e rezymes tuaj ashtu që të mund t'ju kontaktoj.

Punëdhënës

Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta.
Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn dhe ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.
Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta.
Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn. Pastaj ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.

Marketingu

Punsohu.eu ofron mundësin e reklamimit të bizneseve dhe individëve në forma të ndryshme. Përveq promovimit të ofertave të punës, ju mund të reklamoni biznesin tuaj edhe përmes banerëve, videove dhe reklamave native (native ads). Shikoni të gjitha këto mundësi duke klikuar këtu ose në linkun "Marketing" tek shërbimet, nën mënynë kryesore.