Në intërvistë, qëllimi juaj është të bindni rekrutuesin se ju i posedoni aftësitë, shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën për vendin specifik të punës. Tregohuni i motivuar dhe bindeni rekrutuesin se ju përshtateni me kulturën e organizatës dhe përshkrimin e vendit të punës. Në këtë mënyrë ju do jeni shumë afër ofertës për punësim.
 

Plani 7 hapësh i përgatitjes për intevistë

 
1. Hulumtoni oganizatën
 
Kjo do iu ndihmojë të përgjigjeni në pyetje dhe të keni përparësi ndaj kandidatëve të papërgatitur. 
•  Kërko informacione për historikun e kompanisë në të cilin aplikoni për punësim
-  Përdorni faqe të ndryshme interneti për të kërkuar informacione rreth kompanisë
-  Nëse është e mundur vizitoni faqen e internetit të kompanisë që të kuptoni dhe të njiheni me shërbimet e saj
-  Analizoni misionin dhe vizionin e kompanisë
-  Vlerësoni produktet, shërbimet dhe klientët e synuar
•  Merruni me perspektivën. Rishikoni publikimet tregtare dhe biznesore. Analizoni sukseset e saj në biznes dhe më gjërë. 
•  Zhvilloni një listë pyetjesh. Përgatitu të bësh pyetje në lidhje me organizatën në bazë të kërkimeve tuaja. 
 
 
2. Krahasoni aftësitë dhe kualifikimet tuaja me kërkesat e vendit të punës
 
•  Analizoni përshkrimin e vendit të punës. Nënvizoni njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë që kërkohen.
•  Ekzamino hierarkinë. Përcakto se në cilin nivel hierarkik e ka vendin pozita e punës.
•  Shiko në të gjitha anët. Analizo se çka kërkon punëdhënësi nga aftësitë tuaja.
 
 
3. Përgatitni përgjigjet
 
Shumica e intervistave përfshijnë kombinimin e pyetjeve nga CV, biheviorale (të sjelljes) dhe të rastit. Duhet të përgatiteni të përgjigjeni në këto tre kategori pyetjesh.
 
 
4. Planifikoni çfarë të veshni
 
•  Jini neutral. Kostumet e zakonshme pa ngjyra të hapura janë të preferueshme dhe zakonisht këpucë të zeza apo ngjyrë kafe. 
•  Jini formal. Kostumet e zeza zakonisht ndikojnë të keni paraqitje me zyrtare para rekrutuesit. 
•  Sigurohuni të keni kostume te hekurosura. 
•  Vishuni për të bërë përshtypje. Sigurohuni që të keni veshje të pastër dhe të thjeshtë. 
 
 
5. Planifikoni çfarë të sillni
 
•  Kopje ekstra të CV suaj në cilësi të mirë letre.
•  Ndonjë stilolaps të cilësisë së lartë.
•  Një listë referencash.
•  Të dhëna të cilat janë të nevojshme në plotësimin e aplikacionit tuaj.
•  Një portfolio rë përvojës suaj.
 
 
6. Kushtoni rëndësi komunikimit joverbal
 
•  Bëhuni mendjehapur. Komunikimi joverbal flet shumë për ju.
•  Jini iniciator. Kujdes nga sjelljet tuaja në dhomën e pritjes.
•  Projektoni konfidencën tuaj. Buzëqeshni, krijoni kontakt me sy dhe përdorni një shtrëngim me klas dore.
•  Veprimet e pahijshme. Shmangni veprimet e ndryshme si gjestet e nervozizmit, sikurse që janë lërvizja e shpeshtë e këmbës.
•  Jini të kujdesshëm. Mos vëzhgoni mirëpo përdoni kontakt pamor. 
•  Respektoni hapësirën e intervistuesit. Mos vendosni ndonjëgjë në tavolinën e tyre.
 
 
7. Vazhdoni tutje
 
Shumica e intervistave përfundojnë më pyetjet si: “Keni ndonjë gjë për të pyetur?”
•  Sillni një listë. Ju mund të përgjigjeni duke thënë: “Duke u përgatitur në takimin e sotëm, kam përgatitur disa pyetje që do doja t’iu parashtroja. Ju lutem më lejoni të rishikoj shënimet e mija.
•  Bëhuni strategjik. Përfshini të dhëna që nuk përfshihen në uebfaqe apo të cilat nuk janë të shpërndara në broshura të kompanisë. 
-  Sipas mendimit tuaj cka e bën organizatën tuaj një vend ideal për të punuar?
-  Cilat aftësi i konsideroni kyçe për të pasur sukses në këtë vend pune?
-  Më flitni për kulturën organizative të kompanisë suaj?
-  Si do vlerësohet performanca ime?
-  Si janë mundësitë për avancim?
-  Cilat janë hapat vijues në procesin e punësimit?
 

5 ushqime sekrete për t’i pasur në konsideratë para se të shkoni në intervistë pune

5 ushqime sekrete për t’i pasur në konsideratë para se të shkoni në intervistë pune

Shkencëtarët vazhdimisht argumentojnë dhe debatojnë me njëri tjetrin se cfa ...

Lexo më shumë
Si të shkruash një CV të suksesshme

Si të shkruash një CV të suksesshme

Cka është CV dhe kur përdoret? Me siguri CV e parë në histori është përpiluar nga Leonardo d ...

Lexo më shumë
Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë aspektet kryesore të një CV? Hulumtimet e bëra tregojnë se aspe ...

Lexo më shumë