Produktiviteti është kombinimi i planifikimit inteligjent dhe aktiviteteve të fokusuara. Të qenit produktiv në punë apo në shtëpi është një sfidë e vërtetë. Sa herë që përfundon dita ju nuk jeni të kënaqur me atë që keni arritur. Produktiviteti mund të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme, mirëpo janë disa pika që mund t’a përmirësojnë atë:


1. Kërko ndihmë / Delegoni detyrat 

Çdokush ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk duhet të performojë detyra të mundimshmë pune i vetëm. Njëra prej treguesve më të rëndësishëm për të kërkuar ndihmë është besimi. Në mënyrë që të kërkoni ndihmë prej të tjerëve ju duhet të bësoni në aftësitë dhe shkathtësitë e kolegëve tuaj për të performuar me sukses detyrën e punës. Sigurohuni që t’ia ofroni kolegëve tuaj të gjitha burimet e nevojshme për performimin sa më të suksesshëm të detyrave të punës.


2. Mos u bllokoni në takime të parëndësishme 

Koha është burimi më i rëndësishëm në jetë. Kur keni nevojë të takoheni me individë të ndryshëm për qëllime të ndryshme biznesore, koha mund të jetë shumë e vlefshme. Të dini se cilat takime duhet t’i refuzoni është me rëndësi të madhe. Nëse menaxheri juaj dëshiron të caktojë një takim individual atëherë bëhet fjalë për një gjë të rëndësishme.


3. Krijoni një listë të “gjërave për të bërë” 

Jetë ka detyra që janë të thjeshta për t’u performuar dhe ka detyra të vështira. Preferenca më e mirë është të kryeni detyrat e lehta e më pas të kaloni tek ato të vështirat. Për të qenë në rrjedha krijoni lista të “gjërave për të bërë”. Sot ka aplikacione të ndryshme për të bërë një gjë të tillë, mirëpo më e njohura është Google Tasks. Google Tasks mund të sinkronizohet me Gmail, Google Calendar, dhe kjo e bën atë shumë të favorshme.


4. Bëni pushime 

Nëse shpenzoni 8 deri në 10 orë në zyre pa lëvizur aq shumë atëherë do të vëreni se nuk keni aq shumë energji. Produktiviteti nuk matet me numrin e orëve të punës apo kohën që e kaloni në punë. Ajo llogaritet me atë se sa mund të arrini pa e dëmtuar shëndetin tuaj.


5. Largone mendjen nga çorientimi 

Shumë persona që përdorin Facebook, Tëitter, Linkedin, Youtube dhe platforma të tjera të mediave sociale. Këshilla ime! Çkyqu. Shumë studime tregojnë se çorientimi është e rrezikshme për profesionistët dhe mund të rrezikojë karrierën tuaj. Ajo gjithashtu konsumon kohën tuaj!

 

Përgatitja për intervistë

Përgatitja për intervistë

Në intërvistë, qëllimi juaj është të bindni rekrutuesin se ju i p ...

Lexo më shumë
Si të bëheni lider i suksesshëm në biznes?

Si të bëheni lider i suksesshëm në biznes?

Krijimi i një ideje, dhe mbledhja e një ekipi për t’a sjellur arë në ...

Lexo më shumë